Mendoi se ishte helmuar, babai i katër fëmijëve paralizohet nga sëmundja e rrallë

Babai i katër fëmijëve Asam Iqbal, nga Keighley, po përpiqet të qëndrojë pozitiv pasi ajo që mendonte se ishte helmimi nga ushqimi doli të ishte një sëmundje e rrallë që e ka lënë të paralizuar.

Ai  ishte i shëndetshëm përpara se të sëmurej 11 muaj më parë dhe përfundoi duke u diagnostikuar me Sindromën Guillain-Barré (GBS), një gjendje e rëndë që prek nervat dhe shpesh fillon me simptoma në këmbët dhe duart e njerëzve.

Asam është ende në spital.

Ende i paralizuar, ai thotë se i mungojnë gjërat e thjeshta në jetë. "Ka kaluar një kohë e gjatë. Po përpiqem ta përballoj. Është e vështirë të përshkruaj gjithçka, veçanërisht kur ka kaluar kaq shumë. Sëmundja po përmirësohet ngadalë. Nuk ka zgjidhje të shpejtë," tha ai.