Komisioni i BE-së i kërkon Kinës të ndajë të dhënat për situatën aktuale të Covid

“Për Covid-19, Kina duhet të ndajë të dhënat për situatën e saj aktuale në mënyrë transparente. Ne mund të përballemi me pandeminë vetëm nëse punojmë ngushtë së bashku në nivel BE dhe botëror".

Kështu shkruan në Twitter Komisionerja e BE-së për Shëndetësinë, Stella Kyriakides.

“Unë mirëpres marrëveshjen e shteteve anëtare për një përgjigje të koordinuar të BE-së ndaj situatës COVID-19 në Kinë gjatë takimit të IPCR-së dje”, tha ajo.

Mekanizmi i djeshëm i reagimit të integruar politik ndaj krizave (IPCR) dha, ndër të tjera, një "rekomandim të fortë" për shtetet e BE-së për të futur një test të detyrueshëm Covid për ata që vijnë nga Kina.

Për situatën e infeksioneve Covid , Komisioni Evropian ka kontaktuar Kinën për të ofruar solidaritet dhe mbështetje në çdo mënyrë të nevojshme, nëse kërkohet, tha Kyriakides në një deklaratë me shkrim.

“BE do të vazhdojë të punojë me vendet anëtare dhe partnerët ndërkombëtarë për të monitoruar nga afër situatën dhe për të reaguar në përputhje me rrethanat. Kjo duhet të bëhet në një frymë solidariteti, besimi dhe transparence. Prandaj është thelbësore që autoritetet kineze të ndajnë rregullisht të dhëna të besueshme mbi evoluimin e treguesve dhe sekuencave të Covid me partnerët globalë. Kjo është mënyra më e mirë për t'u përgatitur për çdo situatë dhe potencialisht të identifikojë variante të reja të rrezikshme.”