Tre burra të dehur godasin dhe shajnë pasagjerët gjatë fluturimit, avioni detyrohet të ulet (VIDEO)
Ky është momenti kur tre britanikë u zbritën nga avioni nga oficerët e Policisë Federale të SHBA-së gjatë një fluturimi nga Meksika në Mançester, pasi ai u detyrua të bënte një ulje të paplanifikuar për shkak të sjelljes së tyre të dhunshme.
Gjashtë oficerë të armatosur hynë në avion disa momente pasi ai u detyrua të zbriste në Aeroportin Ndërkombëtar Bangor, Maine të hënën në mbrëmje, pasi u tha se burrat abuzuan verbalisht dhe fizikisht pasagjerët dhe ekuipazhin.
Në videon e filmuar nga një pasagjer, njeriu i parë që mbante një qese plastike të kuqe ecën në korridor duke qeshur ndërsa policia e shoqëron atë të ndjekur nga shoku i tij, i cili kalon pranë një oficeri.
Më pas, të dy përfshihen në një grindje verbale me pasagjerët, ku njëri bërtiste: "Zbrisni". Njëri nga burrat përgjigjet duke bërtitur: Ik mbushu. Një burrë i tretë i veshur me të zeza del në heshtje nga avioni i ndjekur nga policia amerikane.
Pasi avioni bëri ndalimin e papritur, një nga të arrestuarit akuzohet se u përlesh me grusht me një pasagjer.
Një pushues, i cili ishte në aeroplan, tha për MailOnline: “Ishte një situatë totale në aeroplan menjëherë pasi u ngrit. Ishte e qartë se këta djem ishin të dehur nga koka dhe kërkonin telashe.
Kur avioni u ul në Maine, një nga burrat goditi një pasagjer tjetër ne fytyrë dhe e shau. Këta burra nuk u interesuan për askënd, ata shanin para familjarëve, ishin një turp total. Ajo shkatërroi atë që kishte qenë një festë e bukur për shumë njerëz, por ne u kënaqëm kur policia amerikane i nisi nga avioni. Shpresoj që ata të marrin atë që meritojnë.'
Burrave iu refuzua alkooli nga stafi i aeroplanit, por njëri prej burrave thuhet se kishte marrë një shishe nga bagazhi i dorës, në mënyrë që të vazhdonin të pinin.
Ata akuzohen gjithashtu se dyshohet se kanë bërë komente raciste për ekuipazhin e fluturimit dhe pasagjerët ndërsa filmonin veprimet dhe sulmuan një anëtar të ekuipazhit të fluturimit, i cili u përpoq t'i qetësonte.