"Yjet të plakur" Inteligjenca artificiale tregon si do të duken futbollistët në të ardhmen
A e keni menduar ndonjëherë se si do të duken yjet e futbollit të plakur? Këtë kureshtje e ka shuar artisti Paul Parsons, i cili nëpërmjet inteligjencës artificiale ka rritur në moshë futbollistët dhe rezultati duket shumë real.
Artisti i njohur Paul Parsons ka vendosur të plakë parakohe yjet tanë të preferuar të futbollit si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Kylian Mbappé.
Duke përdorur teknologjinë AI (inteligjencë artificiale), Parsons ka rritur në moshë futbollistët dhe fansat e tyre e kanë hyjnizuar në komente. E vërteta është se rezultati është shumë real!
Programet e inteligjencës artificiale (AI) për gjenerimin e imazheve kanë mahnitur mediat sociale, me shumë aplikacione dhe mjete që lejojnë përdoruesit të krijojnë imazhe të detajuara, tashmë gjerësisht të disponueshme përmes internetit.
Më herët, Parsons përdori programe të inteligjencës artificiale për t'u kthyer pas në kohë dhe për të rikthyer në fëmijëri yjet e preferuar të futbollit dhe basketbollit.
Artisti përdori teknologjinë për të riimagjinuar dhjetë nga futbollistët më të famshëm në botë si fëmijë, përfshirë yllin egjiptian Mohamed Salah. Të gjitha fotot e tij i gjeni në profilin zvrtar në instagram.
View this post on Instagram