Rritet presioni ndaj Gjermanisë për të dërguar tanke në Ukrainë
Berlini po përballet me thirrje të herëpashershme për të furnizuar Ukrainën me tanke Leopard 2 pasi Franca njoftoi se do të dërgonte "tanke të lehta".
Një anëtar udhëheqës i një prej partive të koalicionit qeverisës të Gjermanisë i ka bërë thirrje kancelarit Olaf Scholz që të rishqyrtojë pozicionin e tij për dërgimin e armatimit të rëndë në Ukrainë.
Scholz gjithmonë ka theksuar faktin se asnjë vend tjetër nuk ka dërguar tanke të prodhimit perëndimor.
Polonia dhe Republika Çeke deri më tani i kanë dërguar Ukrainës tanke të epokës sovjetike.
Ukraina i ka kërkuar vazhdimisht Gjermanisë të dërgojë tanke që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkurt 2021.
Presidenti i SHBA Joe Biden tha të mërkurën se Uashingtoni po konsideronte gjithashtu dërgimin e automjeteve luftarake Bradley në Ukrainë – një lloj automjeti i blinduar me një armë të rëndë të bashkangjitur.
