Pasojat e luftës/ 452 fëmijë janë vrarë në Ukrainë, 877 janë plagosur, 352 raportohen të humbur
452 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, ndërsa 877 janë plagosur. Kështu ka bërë të ditur Prokurori i Përgjithshëm në Telegram.
Këto shifra nuk janë përfundimtare, pasi po bëhen përpjekje për të përcaktuar viktima në zonat e armiqësive dhe në territoret e pushtuara dhe të çliruara përkohësisht.
Shumica e të vdekurve dhe të plagosurve janë regjistruar në rajonin e Donetskut.
Gjithsej 3,126 institucione arsimore janë dëmtuar nga bombardimet ruse. Nga këto, 337 u shkatërruan plotësisht. Aktualisht, 352 fëmijë janë raportuar të zhdukur në Ukrainë që nga fillimi i luftës.
Ndërkaq, në komunitetin Stepnohorsk, rajoni Zaporizhzhia, dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën si rezultat i granatimeve ruse këtë të enjte.
Njoftimin e bëri të ditur kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Zaporizhia Oleksandr Starukh me anë një konferencë.
"Në mesin e të plagosurve ishin punonjës të këshillit të fshatit, të cilët u kishin shpërndarë dru zjarri njerëzve", tha Starukh.

