Luani kafshon zbutësin e tij, por e shpëton gruaja- VIDEO nga momenti i frikshëm
Ku është momenti i tmerrshëm kur një luan sulmoi një trajner të njohur cirku gjatë një shfaqje para fëmijëve dhe prindërve të tyre në Soçi të Rusisë.
Në video, luani shihet duke ju hedhur në shpinë Alexey Makarenko, 42 vjeç.
Për fatin e tij, gruaja e tij Olga Borisova, 43 vjeç, gjithashtu një trajnere, 'i shpëtoi jetën' duke përzënë grabitqarin.
Sipas Daily Mail, gjithçka u shkaktua nga një përleshje mes dy luanëve meshkuj gjatë një shfaqjeje para 1200 spektatorëve.
Makarenko u përpoq të ndante dy kafshët e mëdha dhe një luan i tretë e sulmoi.

Pas reagimit të parë të Borisovës, punëtorët e cirkut ishin në vendngjarje dhe i përzunë luanët me topa uji dhe fishekzjarre.
Pavarësisht sulmit, të dy Makarenko dhe Borisova përfunduan performancën e tyre dhe u përkulën para publikut ku disa prej tyre krijuan idenë se gjithçka që kishin parë ishte pjesë e shfaqjes.
Fotot e publikuara më pas tregojnë shkallën e lëndimeve në trup të trajnerit rus.


At Sochi circus, a lion attacked his trainer. Some quick thinking by the performer’s wife saved the day. pic.twitter.com/v9qtan4pvc
— Russia Unplugged (@UnpluggedRus) January 5, 2023