Cristiano Ronaldo prezantohet në Arabinë Saudite. Ja klauzola e veçantë dhe sa fiton ai në 1 sekondë

Cristiano Ronaldo është prezantuar në skuadrën e tij të re pas kontratës milionere të nënshkruar pak ditë më parë me klubin Al Nassr ku do të aktivizohet për dy sezone e gjysmë. Pas vizitave mjëksore, ai mbërriti në stadiumin e Al Nassr i shoqëruar nga autoritetet më të mëdha lokale ndërsa vetë në profilin zyrtar falënderoi njerëzit për mikpritjen.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Luzitani do të nisë menjëherë aventurën në kampionat me rekordmenët e Arabisë Saudite, një lëvizje kjo jo vetëm për të forcuar skuadrën por edhe për të siguriuar një imazh të denjë të betejën që kandidatura arabe bashkë me atë të Egjiptit dhe Greqisë, të arrijë të sigurojë votat për Kupën e Botës 2030.

Cristiano Ronaldo prezantohet në Arabinë Saudite. Ja klauzola e

Cristiano Ronaldo:

"Familja më ka mbështetur në këtë vendim. është një mundësi e madhe, jo vetëm futbollistike por edhe për të ndryshuar mentalitetin e gjenerarave të reja. Unë e di mirë se çfarë dua. Këtu ka një mundësi ndryshimi dhe për të ndryshuar e ndihmuar të tjerët. Mendoj se ky vend mund të ndryshojë në shumë aspekte. Puna ime në Europë përfundoi sepse aty fitova gjithçka dhe luajta në klubet më të mirë të botës. Falënderoj Al Nassr për mundësinë që më dha. Tani nis një sfidë e re në Azi. Më kërkuan shumë klube jo vetëm në Europë por edhe në Brazil, Australi, SHBA dhe Portugali. Shumë u interesuan për të më marrë por i kisha dhënë fjalën Al Nassr".

Ceremonia e prezantimit u mbyll me Ronaldon dhe familjen e tij në fushën e lojës. Ata u larguan pasi në fund, CR7 nuk e goditi topin drejt turmës po ia dha një vajze në shkallë që atij i bëri përshtypje

37-vjeçari është shprehur entuziast për aventurën e re në Azi me skuadrën arabe por në kontratë ka një klauzolë të rëndësishme që flet shumë për ambicjet e tij. Në rast se një klub i Premier League do të jetë opsion për të gjatë kohës së kontratës, atëherë ai mund të lirohet përkohësisht nga detyrimet me arabët.

Nuk dihet ende emri i klubit anglez që mund të ndërpresë përkohësisht aventurën e Ronaldos në Lindjen e Mesme, ndërkohë që edhe pas vitit 2025 kur t’i përfundojë kontrata si lojtar, atëherë ai do të vazhdojë të jetë ambasador i kandidaturës së Arabisë, punë nga e cila do të përfitojë edhe rreth 500 milionë euro shtesë. Ronaldo do të përfitojë rreth 200 milionë në sezon që do të thotë 547 mijë euro në ditë, 23 mijë në orë, 380 në minutë ose 6.34 në sekondë.