Michael Schumacher 54 vjeç! Postimi prekës i të birit: Gëzuar ditëlindjen, babait më të mirë ndonjëherë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2023, 19:56
Me rastin e ditëlindjes së 54-të të Michael Schumacher, djali i tij, Mick, ka bërë një postim prekës për të atin, i cili prej 9 vitesh është në koma.
Shtatë herë kampioni i Formula 1 ka pësuar lëndime të rënda në tru nga një aksident në ski në vitin 2013 dhe që atëherë ndodhet në koma artificiale.
Mick Schumacher ka bërë një postim në Instagram për babain e tij.
Ai ka ndarë një foto me të atin duke e shoqëruar me urimin: “Gëzuar ditëlindjen babit më të mirë të të gjitha kohërave. Unë të dua".
View this post on Instagram

