Agjenti i Ronaldos përfiton komisionin e paimagjinueshëm për transferimin në Arabinë Saudite

Komisioni i transferimit të Cristiano Ronaldos te Al Nassr do të shkojë në xhepat e agjentit të tij që në këtë rast nuk është Jorge Mendes. Bëhet fjalë për agjentin e tij personal, Ricardo Regufe.

Bashkë kanë lidhur një miqësi të ngushtë për shkak të një bashkëpunimi me një kompani amerikano-veriore. Përsa i përket shumës së fituar nga Regufe për marrëveshjen me arabët, bëhet fjalë për 30 milionë euro.

Shifër mostruoze, pasi me një shumë të tillë, shumë klube do të kishin zgjidhur shumë probleme në merkaton e tyre ndërsa në këtë rast shkon për llogari të agjentit personal të luzitanit që vetë do të arkëtojë rreth 1 miliardë euro deri në përfundim të bashkëpunimit me drejtuesit më të lartë të mbretërisë në Arabinë Saudite për të mbështetur edhe kandidaturën e Kupës së Botës 2030.