Neymar snobon homazhet e lamtumirës së Pelé

E ka cilësuar përherë idhullin e tij, njeriun që e ka frymëzuar madje edhe gjurmët që ka ndjekur që prej Santos-it, janë pothuajse të njëjtë me hapat e parë të Pelé.

Neymar, pak javë më parë dështoi me Brazilin në Kupën e Botës por ajo që bie në sy të brazilianëve është sjellja e tij. Sulmuesi i PSG nuk ishte i pranishëm për asnjë moment në homazhet që iu bënë "Mbretit" në stadiumin "Vila Bolmiro".

Miq, tifozë, njerëz të njohur, ish-kolegë e futbollistë nuk munguan në radhë për t'i dhënë lamtumirën ish-numrit 10. Mungesa e Neymar nuk kaloi pa i vënë re ndërsa nuk ka asnjë reagim publik të tijin në lidhje me këtë gjë. Gjithsesi, veprimi i sulmuesit të PSG nuk është i justifikueshëm dhe polemikat do të vazhdojnë gjatë.