Presidenti i UFC, Dana White nuk pranon të japë dorëheqjen pasi dhunoi bashkëshorten
Presidenti i UFC, Dana White është vënë në qendër të një skandali pasi është filmuar duke goditur fizikisht bashkëshorten e tij në natën e ndërrimit të viteve. Edhe pse ka kërkuar falje për gjestin e tij, mediat i kujtojnë një deklaratë të vitit 2014 teksa shprehej se askush nuk duhej të falej nëse vinte dorë mbi një femër.
Tani që si për ironi, është ai njeriu i vendosur në qëndër të akuzave, zërat që i kërkojnë dorëheqjen janë shtuar dhe pritet një reagim nga ana e tij. Gjatë viteve të shkuar ai është vënë në qëndër të një tjetër skandali që lidhet me disa pamje video me karakter seksual edhe pse gjykata e liroi nga çdo akuzë në vitin 2020.
53-vjeçari është martuar me bashkëshorten Anne që në vitin 1996 me të cilën ka 3 fëmijë ndërsa pasuria e tyre është rreth 500 milionë dollarë.
