Hysa: Vaji i ullirit në supermarkete duhet me etiketë e datë, duhet krijuar infrastrukturë nga qeveria
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Hamza Hysa, ish-specialist fryti-kulturë në ministrinë e Bujqësisë, tha se vaji i ulurit në supermarkete duhet të shoqërohet me etiketa dhe data të sakta prodhimi.
Ai u shpreh se të konsumohet një vaj që është prodhuar prej 5-6 vitesh që mund të jetë përzierë apo mund të jetë vaj sallate dhe jo vaj ulliri.
Hysa: Vaji i ullirit në supermarkete duhet të shoqërohet me etiketa dhe data të sakta prodhimi sepse ne nuk mund të konsumojmë një vaj që është prodhuar prej 5-6 vitesh që mund të jetë përzierë dhe mund të jetë vaj sallate dhe jo vaj ulliri.
E rëndësishme është që të kuptohet se vajin e ullirit e kemi tipike sepse akoma nuk janë mësuar hilet që u bëhen produkteve si vajit dhe verës. Prandaj shteti duhet ta shohë me interes një gjë të tillë, sepse paraqitemi në botë me një vaj shumë cilësor. Duhet krijuar edhe infrastrukturë pranë ullishteve.
Emisioni "Ora e Betit" nga Beti Njuma transmetohet çdo martë dhe të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

