Alfred Cako: Bota është përballë sfidave të mëdha si depopullimi dhe mikroçipimi me detyrim
Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, konspiracionisti Alfred Cako u shpreh se Albert Pike i ka dërguar një letër një personi ku i thotë se do të bëjnë 3 luftëra të mëdha botërore.
Ai tha se bota është përballë sfidave të mëdha si depopullimi dhe mikroçipimi me detyrim, dhe se masonët duhet të kishin dalë kundër këtyre gjërave.
Cako: Albert Pike i ka dërguar një letër një personi ku i thotë se do të bëjnë 3 luftëra të mëdha botërore. Lufta e parë do të godasë perandoritë e mëdha botërore. Këta kanë rënë dakord që të vrasin kushërinjtë e parë vetëm për skemat e pushtetit të tyre.
Bota është përballë sfidave të mëdha si depopullimi dhe mikroçipimi me detyrim. Unë nuk e kam parë masonerinë që të dalë dhe të jetë kundër vaksinimit me detyrim për shembull. Kjo është vija e kuqe ku ndahemi ne njerëzit.
Emisioni "Ora e Betit" nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
