Alfred Cako: Botën e sundojnë bankierët, në majë mund të jenë edhe qeniet jashtëtokësore

Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, konspiracionisti Alfred Cako u shpreh se janë bankierët ata që po e qeverisin botën sot.

Ai tha se njerëzit kontrollohet nga OKB-ja që është qeveria botërore zyrtare e dukshme, pas së cilës qëndrojnë bankierët.

Cako: Ai që donte të prishte sundimin e bankierëve, ku një grup bankierësh jaudinj, u bënë zotërit e parave dhe bankave. Këto qëllime dhe sekrete janë nxjerr në pah dhe shoqërohen me përqendrimin e pushtetit në një dorë të vogël.

Njerëzit kontrollohet nga OKB-ja që është qeveria botërore zyrtare e dukshme, por ata që i kontrollojnë janë të tjerë, bankierët. Këta kanë shtënë në dorë të gjitha institucionet fetare. Janë edhe disa organizma të tjerë sikurse është CFR-ja në SHBA. Edhe Shqipërinë e qeveris komiteti i treqindtëve. BE-ja dhe OKB-ja janë institucionet e tyre. Nuk dihet se kush është në majë të piramidës, një qenie tokësore, apo jashtëtokësore.

Emisioni "Ora e Betit" nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.