Gjendja e Pele, shqetësuese. Djali publikon foton me dorën e shtrënguar

E gjithë familja e Pele ndodhet në spitalin “Albert Ajnshtajn” të San Paolos ku ish-sulmuesi është shtruar që prej datës 29 nëntor.

Gjendja e Pele gjatë orëve të fundit është përkeqësuar dhe mjekët po hëjnë gjithçka për ta mbajtur në jetë por tashmë shpresat janë të pakta.

Pak orë pas një fotoje që vajza e tij publikoi në orag të Krishtlindje, edhe djali Edinho ka publikuar një foto me një mesazh të qartë ku shkruan: “Babi, forca ime është jotja”.

Në foton e hedhur në rrjetet sociale, ai i shtrëngon dorën 82-vjeçarit, sëmundjan e të cilit është në fazë shumë të avancuar dhe shpresa e vetme mbetet te Zoti.