Familja e Lionel Messit uron Krishtlindjen nga Rosario
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2022, 18:08
Lionel Messi, Antonella Rocuzzo dhe tre djemtë e tyre urojnë argjentinasit, tifozët bardhekaltër, fansat e numrit 10 dhe gjithë besimtarët katolikë.
Lojtari më i mirë i Kupës së Botës dhe kampioni më i ri, ka postuar një foto me familjen e tij nga Rosario, qyteti ku Lionel ka lindur dhe ka premtuar se nje ditë do të rikthehet për të jetuar.
Numri 10 do të qëndrojë edhe disa ditë në Argjentinë dhe do të kthehet më pas në Paris për t’u bashkuar me skuadrën e PSG për pjesën e mbetur të sezonit.
Në muajin shkurt skuadra franceze do të ndeshet me Bayern Munchen në 180 minuta për fazën me eleminim të UEFA Champions League.
