Salah kritikohet nga myslimanët për pemën festive në foton e urimit

Mohamed Salah është vënë në qëndër të kritikave për shkak të një fotoje që sipas besimtarëve myslimanë, është e pavend. Bashkë me familjen e tij, sulmuesi egjiptian ka publikuar një foto me një pemë festive në sfond dhe foton e ka publikuar në rrjete sociale.

Kaq ka mjaftuar që ai të ritikohet ashpër. “#MerryChristmas” shkruan sulmuesi, gjithashtu besimtar mysliman në rrjetin “Twitter” ndërsa në foto shfaqet me vajzat Kayan dhe Makka dje bashkëshorten Megi.

Pjesa më e madhe e komentuesve kritikë ndaj Salah janë jashtë kufijve të Anglisë ku ai ndodhet aktualisht bashkë me familjen, në pritje të rinisjes së sezonit me Liverpoolin e tij.