Vjen edhe kundërpeticioni i argjentinasve: Francezë, nuk duhet të qani më

Fillimisht tifozët francezë nëpërmjet një peticioni kërkuan që finalja të riluhej ndërsa përgjigja e argjntinasve nuk vonon. 200 mijë firmave të francezëve, argjentinasit u janë përgjigjur me një kundërpeticion të titulluar “Francë, boll qave”, një ftesë e qartë për të ndalur ankesat.

Brenda pak orësh, peticioni është firmosur nga 50 mijë njerëz. Ideatori është Valentin Gomez që në mikrofonin e RMC sqaron:

“Që kur fituam finalen francezët nuk kanë ndaluar së qari. Vazhdojnë të ankohen duke mos e pranuar fitoren tonë. Ky peticion synon të frenojë këtë sjellje dhe në Francë të pranojnë që Messi është lojtari më i mirë i historisë me Mbappe si djalin e tij”.