Dokumenti/ Në kulmin e tensioneve në Veri, Policia e Kosovës merr me qira makineri të rënda

Në një kohë që situata në veriun e Kosovës vijon të mbetet e tensionuar, ku prej 17 ditësh serbët e Mitrovicës kanë vendosur barrikada në rrugë, Kosova kërkon përforcime sa i përket mjeteve policore.

Ndërsa pritet një ndërhyrje për heqjen e barrikadave në rrugë, Policia e Kosovës mësohet se ka nënshkruar një kontratë, që parashihet të kushtojë deri në 124 mijë euro, për marrjen me qira të “makinerive të rënda” nga një kompani private që merret me thyerjen e gurit.

Kontrata mes Policisë së Kosovës dhe kompanisë private “All Stone Sh.p.k.”, me bazë në Obiliq, është lidhur të hënën përmes një procedure urgjente të prokurimit, bazuar në të dhënat e publikuara në platformën e-prokurimi.

Marrëveshja e lidhur mes palëve ka një çmim të peshuar prej 175.40 euro, derisa kontrata është paraparë të kushtojë deri në 124 mijë euro.

Sipas kontratës, Policia e Kosovës do të marrë me qira “makineri të rëndë” nga kompania “All Stone Sh.p.k”.

Dokumenti/ Në kulmin e tensioneve në Veri, Policia e Kosovës merr

“Të dhënat e publikuara në platformën shtetërore e-prokurimi, nuk tregojnë detaje mbi marrëveshjen mes palëve. Nuk dihet se cilat pajisje “makineri e rëndë” do t’i shfrytëzojë me qira Policia e Kosovës”, raportojnë mediat kosovare, ndërsa kanë publikuar dhe dokumentin e kontratës së nënshkruar nga Policia e Kosovës.