Infantino bën lëvizjen e radhës kundër Nusretit
Nuk kanë fund polemikat në lidhje me praninë e shefit të kuzhinës Salt Bae në fushën e finales së Kupës së Botës. Sipas mediave britanike, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino nuk e ndjek më në Instagram biznesmenin që ka ngritur një rrjet të suksesshëm restorantesh në mbarë botën.
Lista e njerëzve që ndjek Infantino në Instagram është një rreth shhumë i ngushtë prej 303 personash që prej opak orësh janë reduktuar në 302. Lajmi vjen pak orë pas vendimit të FIFA-s për të nisur nje hëtim rreth ngjarjes që bëri shumë zhurmë.
Nusret Gokce ishte një nga të paktët njerëz që preku Kupën e Botës pasi Argjentina e fitoi në finalen me Francën por ky gjest bëri xhiron e botës pasi trofeu nuk mund të preket nga njerëzit e zakonshëm. Ndërkohë, Salt Bae është përjashtuar edhe nga çdo ndeshje e Australian Open që do të luhet në muajin janar në Melbourne.
