Kristjan Allani uron me ngjyrat zikaltër në zemër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2022, 15:42
“Krishtlindjet e para nën ngjyrat e Interit”. Kristjan Asllani duket shumë i lumtur që për herë të parë në jetën e tij i feston Krishtlindjet duke përfaqësuar ngjyrat që ka në zemër.
Mesfushori kuqezi ka postuar një foto në rrjetet sociale ku nuk e fsheh gëzimin që më në fund, ëndrra e tij është bërë realitet.
Asllani u transferua te Interi në merkaton e kësaj vere pasi u ble te skuadra e Empolit për 14 milionë euro ndërsa gjatë kësaj pjese të parë të sezonit ka arritur të grumbullojë minuta të rëndësishme.
