Dështimi i Brazilit, Tite sulmohet në rrugët e qytetit të Rios
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2022, 16:04
Ish-trajneri i Brazilit, Tite është sulmuar dhe vjedhur në një nga rrugët e Rios teksa kishte dalë për një shëtitje.
Mediat raportojnë se pasi është sulmuar verbalisht nga një person që e akuzoi për eleminimin nga Kupa e Botës, ai e ka sulmuar më pas duke i rrëmbyer një zinxhir floriri.
Eleminimi në çerekfinale nga Kroacia ka bërë që njerëzit të shfryjnë ndaj 61-vjeçarit si në rastin e fundit ku arriti të dilte pa lëndime nga ky moment i rrezikshëm.
