Frika ka kaluar, Jupp Henckes flet për operacionin në zemër: Periudha më e vështirë e jetës
Tifozët e Bayern Munchen "kryqëzojnë gishtat" për Jupp Henckes, trajneri që në vitin 2013 i dhuroi tre titujt skuadrës bavareze dhe më pas u largua duke ia lënë vendin Pep Guardiolës. Trajneri gjerman ka kryer një operacion në zemër dhe e konsiderin këtë si një nga momentet më të vështira të jetës por shton se falë mjekëve tashmë është në gjendje të mirë.
Në muajin nëntor, mjekët evidentuan një problem të madh me zemrën dhe vendosën ta operonin. Pas ndërhyrjes, doktori Artur Lichtenberg bëri me dije se ish-trajnerit iu vendosën disa bypass për të bërë të mundur funksionimin normal të dy arterieve.
Për dy javë, Henckes qëndroi në repartin e terapisë intensive dhe nga ai moment kujton:
“Nuk mund të flija dhe ajo është periudha më e keqe e jetës time. Koha nuk kalonte. Për momentin mund të bëj vetëm shëtitje të shkurtra”.
Heynckess është shpallur kampion bote me Gjarmaninë në vitin 1974 ndërsa përveç Bayernit, Champions League e ka fituar edhe me Real Madrid në vitin 1998.
