Fotoja që preku botën/ ”Një tjetër natë bashkë”

 Fotoja që preku botën/ ”Një tjetër natë
Vajza e Pele, Kely Nascimento ka ndarë në rrjetet sociale një moment shumë të vështirë për të dhe familjen e saj. Nga spitali i San Paolos ku legjenda është shtruar në terapi intensive për shkak të rëndimit të sëmundjes së kancerit që i ka prekur disa organe, e bija ka postuar një foto bashkë me ish-sulmuesin kampion bote ku shkruan:

“Do të qëndrojmë këtu, gjatë natës dhe me besim në Zot”.

Buletini i fundit mjekësor i spitalit “Albert Ajnshtajn” flet për mosfunksionim të pjesshëm të veshkave dhe zemrës.  

Fotoja që preku botën/ ”Një tjetër natë