Pastor Marsel Lela: Po e zhveshin Krishtlindjen nga Krishti, e kanë komercializuar

Teksa jemi në virgjilje të Krishtlindjes, urimet tashmë kanë filluar. Megjithatë i ftuar në intervistë për RTV Ora, pastori Marsel Lela u shpreh se në fakt njerëzit e kanë komeracializuar Krishtlindjen duke e humbur mesazhin e saj kryesor.

"Më dhemb kur e shoh se Krishtlindja është komeracializuar shumë. Është harruar qëllimi kryesor. Është mbushur me oferta dhe superoferta. Nuk është kjo ideja për Krishtlindjen. Zoti i bëri një ofertë njerëzimit që është Krishti për ta shpenguar nga e keqja dhe nga mëkati.

Nuk janë pushimet, shpenzimet e tepërta dhe të panevojshme. Njerëzit po e përdorin, po e shikojnë Krishtlindjet si Black Friday për të shkuar, për të ngrënë, për të pirë e dëfryer," tha ai.

Më tej ai shtoi se kështu njerëzit po zhveshin Krishtlindjen nga mesazhi i saj kryesor.

“Qofshin fëmijët, qofshin të rriturit duhet ta kuptojnë më mirë kush është mesazhi i vërtetë i Krishtlindjes,” tha Lela më tej.