"Amanet nga babai", Kastriot Tusha prezanton librin për Elbasanin e tij të lindjes

Tenori i famshëm kombëtar Kastriot Tusha i ftuar në një inetrfistë për Why Not në RTV Ora ka folur mbi librin e tij të botuar sëfundmi që ai ia ka kushtuar të atit.

“Këtë libër e kam bërë si një amanet që e kisha nga babai im. Unë kam lindur në qytetin e Elbasanit, jam shkolluar atje dhe ndihem krenar sepse është qytet i këngës, arsimit, dashurisë, trëndafilit… Babai ndërroi jetë herë.

Më vjen keq, nuk rrojti shumë të më gëzonte dhe ishte shumë i namuruar pas kënëgve të Elbasanit, sepse vërtet janë përlat e Shqipërisë së Mesme.

Unë mbrojta doktoraturën në Elbasan, është një studim historik. Ndihem krenar që e mbrojta në qytetrin tim të lindjes.

Këtë doktoraturë unë e bëra libër.I kam lënë brezit të ri dhe dashamirësve të muzikës së Shqipërisë së Mesme një kujtim shumë të bukur," tha ai.