Kastriot Tusha na zbulon prapaskenat e një tenori, nga zëri tek pirja e cigares

Mjeshtri i madh dhe tenori Kastriot Tusha ishte i ftuar në emisionin Why Not në RTV Ora.

Tusha përveҫ momenteve të bukura që kalon në skenë. Tregoi dhe disa vështirësi me të cilat hasen artistët e vecanërisht tenorët.

Roza Lati: A i merret zëri një tenori ndonjëherë?

Kastriot Tusha: Po sigurisht. Madje mbajta e regjimit në një tenor karriere nuk është privilegj i madh. Privilegj është marrja e duartrokitjeve të publikut. Pjesa tjetër është mund dhe një regjim absolute pasi ndryshe nuk bëhesh. Duhet ti largohesh të ftohtave dhe të ngrohtave shumë, viruseve.

Roza Lati: A pi cigare një tenor?

Kastriot Tusha: Tani kam filluar ta ndez ndonjë Toskanello, por përpara asnjëherë jo.

Roza Lati: A duhet të bëjë ushtrinë një tenor që të këndojë më mirë.

Kastriot Tusha: Tenorët ose solistët i largohen këyre eksremeve, jo zbor, jo ushtri. Dhe në atë periudhë ne bënim 1 muaj e gjysmë. S’bënim ushtri kush vashtonte shkollën e lartë. Edhe atë periudhë e kalonim me aktivitete arstistike.