E majta apo e djathta, Katriot Tusha: Politika si zjarri, jo shumë afër se digjesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2022, 21:58
Tenori i famshëm kombëtar Kastriot Tusha i ftuar në një inetrfistë për Why Not në RTV Ora u pyet jo vetëm për profesionin e tij. Sa i përket politiks ai tha se gjithmonë e ka trajtuar si zjarri, jo shumë afër se digjesh, jo shumë larg se ftohesh.
Roza Lati: Kush ju ka mbështetur më shumë të majtët apo të djathtët, që ju kanë ardhur nëpër evente, ju kanë suportuar.
Kastriot Tusha: Për politikën gjithmonë e kam trajtuar si zjarri, as afër shumë se digjesh, as larg shumë se ftohesh. Ne jemi artistë, kemi jetën tonë, duam aktivitetin tonë.
Por aktivitetet nuk bëhen pa mbështetje, kështu që duke kënduar hymnin kombëtar unë jam larguar nga emocionet e politikës. Mbështes ata që mbështesin dhe bëjnë gjëra të mira pa dallim, në të dy krahët.
