Makinat përplasen kokë më kokë në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2022, 07:46
Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së kësaj të shtune në Tiranë.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur mes kryqëzimit të rrugëve “Hoxha Tahsin” dhe rrugës “Bardhyl”, ku dy automjete janë përplasur mes tyre.
Mësohet se nga përplasja nuk ka të plagosur, por vetëm dëme materiale, ndërsa shkak mendohet të jetë një kalim i nxituar i njërit prej drejtuesve të mjeteve.
