Për të vegjlit s’ka mjekë natën në Urgjencë, Rama propagandë ditën me fëmijët te Pediatria
Numri i ulët i mjekëve në urgjencën e pediatrisë, ka bërë që pacientët e vegjël të presin gjatë në radhë për të marrë shërbimin mjekësor. Megjithëse ishte paralajmëruar nga ekspertët që fundi i dhjetorit do të shënonte edhe pikun e përhapjes së virozave, institucionet nuk kanë marrë masat e nevojshme për t’u paraprirë radhëve.
Kjo është pediatria gjatë natës, e mbushur me pacientë që presin në radhë për të marrë shërbim.
Kurse kjo është pediatria gjatë ditës dhe e servirur nga kamerat e qeverisë, festë e shpërndarje dhuratash.
Gjatë mbrëmjes së të premtes me dhjetëra pacientë të vegjël, kanë pritur të marrin shërbim te mjeku roje, i cili ishte i vetëm në turn.
Qeveria duket se po kujdeset vetëm për ndërtimin e godinave, por nuk po mundet ti plotësoj ato me stafin e nevojshëm mjeksor.
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar nga ekpsertët, fund i dhejtorit e fillimi i janarit, do të jenë piku i përhapjes së virozave në vend,por pavarësisht kësaj, institucionet nuk kanë marrë masat e nevoshme për përballimin e situatës.
Në urgjencën e Pediatrisë shërbejnë 15 mjekë, ndërsa si roje, mbrëmjen e së premtes ishte vetëm një.
Jashtë kamerave prindërit thanë se përtej ankthit të fëmijve me temperaturë të lartë u është dashur të përballen dhe me të ftohtin në dyert e spitalit, pasi mjeku roje, nuk mund të përballonte fluksin e pacientëve .
Roja i sigurisë nuk ka lejuar operatorin e Ora Neës të filmojë këtë moment që po shihni në ekran, dhe askush nuk ka ndërhyrë për rregullimin e kësaj situate.
Mësohet se edhe në disa qendra shëndetësore në qytete, shërbimi i urgjencës qëndron i hapur me një mjek roje, por prindërit preferojnë ti drejtohen “Nënë Terezës”. Prej tyre është kërkuar që shërbimin ta zhvendosin në spital, për tu ardhur në ndihmë kolegëve e të rregullojnë situatën e pritjes së pacientëve.
STAFI I URGJENCËS SË PEDIATRISË SË TIRANËS
D.Sh.M Numila Maliqari (Kuneshka)
Shef Shërbimi i Pediatrisë së Përgjithshme
D.Sh.M Petrit Caca
Dr. Albert Koja
Dr. Albert Lama
Dr. Arben Ademi
Dr. Aurel Vula
Dr. Diana Shtembari
Dr. Elda Skënderi (Sulovari)
Dr. Feride Imeraj
Dr. Floreta Korumi (Plaku)
Dr. Genti Xhelili
Dr. Herion Paza
Dr. Irma Hajdari
Dr. Laureta Sadedini (Rosa)
Dr. Përparim Shira
