18-vjeçari, humbet drejtimin e mjetit, përplas për vdekje punonjësin e rrugëve në Durrës
Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, ku një i ri 18 vjeçar mësohet se ka përplasur për vdekje punonjësin 50-vjeçar të mirëmbajtjes së rrugës
Njoftomi i Policisë së Durrësit
Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, shtetasi B. H., 18 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi B. B., rreth 50 vjeç (punonjës pastrimi dhe gjelbërimi), i cili në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar.
Gjithashtu, nga përplasja janë dëmtuar shtetaset F. D., 20 vjeçe dhe L. P., 20 vjeçe, pasagjere në këtë automjet, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.