Aksident në Shkodër-Velipojë, humb kontrollin e motorit, humb jetën 59-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2022, 18:14
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Shkodër-Velipojë, zona e Dajçit.
Mësohet se një person ka gjetur vdekjen si pasojë e aksidentit.
Ai po lëvizte me motor dhe ka humbur kontrollin duke u rrëzuar, dhe duke marrë lëndime në trup.
"Rreth orës 17:40 në fshatin Dajç, Shkodër shtetasi M. R. 59 vjeç, banues në Suka Dajç, duke drejtuar motorçikletën, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motorçikletës, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën." - njofton policia.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
