Drejtoresha shkarkon mësuesen në Shkodër, Rita Gjoni e denoncon publikisht në media
Largimi nga puna si mësuese në shkollën profesionale “Kolë Margjini” në Shkodër, ishte “dhurata” që Rita Gjoni mori në ditën e fundit të mësimit për këtë vit.
"Jam njoftuar nga dretuesja e shkollës për këtë vendim i cili ëhstë marrë për largimin tim nga puna," tha ajo.
Duke mos u pajtuar me këtë vendim që e cilëson në shkelje të plotë të ligjit thotë se do t’i drejtohet gjykatës, por si hap të parë zgjodhi denoncimin publik në media.
"Më ka thënë "thyerje disiplinore, mugesë korrektësie, mungesë aftësie. Do ti drejtohem dhe gjykatës për ta zgjidhur këtë gjë," tha ajo.
Kundërshton edhe arsyet e drejtoreshes Albana Lleshaj mbi të cilat ka marrë vendimin për ta pushuar nga puna.
"Për të matur aftësinë e një mësuesi janë disa kritere, janë disa komisione e hallka që ndiqen. Edhe për të larguar një mësues nga puna janë disa hallka që ndiqen," tha ajo.
E kontaktuar, drejtuesja e shkollës “Kolë Margjini” nuk pranoi të flasë përpara kamerave por në komunikimin telefonik fton mësuesen në fjalë t’i drejtohet gjykatës.
"Nëqoftëse e sheh të arsyeshme, që vendimi është marrë jokonform ligjeve e rikthen sërish në punë," tha drejtuesja e shkollës.
Për rastin e pushimit të mësueses në Shkollën “Kolë Margjini” ka nisur një hetim nga komisioneri kundër diskriminimit.

