Nga spitali në gjykatë, momentet kur policia merr me vete Vasil Bollanon
Kanë mbërritur pak minuta më parë në spitalin e Vlorës efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët i kanë vënë prangat të duar ish-kryebashkiakut të Himarës Vasil Bollano dhe për ta dërguar në drejtim të Gjykatës së Shkallës së Parë ku do t’i komunikohet masa e arrestit me burg.
Në pamjet e siguruara nga gazetari Edi Rucci shihen momentet kur Bollano nxirret nga spitali i Vlorës me kokën ulur dhe nuk ka pranuar të thotë asnjë fjalë.
Ish-keu i OMANIA njëherësh ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano është arrestuar mëngjesin e së enjtes.
Bollano përplasi me makinë një 17-vjeçar I cili ndërroj jetë pas disa orësh në aksin Orikum-Llogara në Vlorë.
Adoleshenti nga Dukati po lëvizte në këmbë kur është përplasur nga mjeti që drejtohej nga Vasil Bollano.
Mësohet se i riu po shkonte te gjyshja pasi donte të rrinte me atë gjatë natës ndërsa kur ai ka qenë duke kaluar rrugën pranë fshatit kur është goditur nga makina.
Fillimisht 17 vjeçari u shoqërua në spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të rënda, u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë ku dhe ndërroj jetë në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Ndaj Bollanos, i cili ka mbajtur dhe postin e kreut të Omonias më përpara është firmosur arrestimi për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
