Aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin, s’ka burg për Vasil Bollanon, Gjykata e Vlorës e lë në “Arrest shtëpie”

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për Vasil Bollanon, i cili u mor i pandehur për aksidentin e mbrëmjes së të mërkurës ku mjeti që drejtohej nga Bollano përplasi për vdekje një 17-vjeçar.

Ish-kryebashkiaku i Himarës dhe ish-kreu i OMINIA-s u shoqërua në masa të rrepta sigurie nga spitali i Vlorës për në Gjykatë, ku dhe iu komunikua vendimi për mos lënien në burg.

Ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano është arrestuar mëngjesin e së enjtes.

Bollano përplasi me makinë një 17-vjeçar, i cili ndërroi jetë pas disa orësh në aksin Orikum-Llogara në Vlorë.

Adoleshenti nga Dukati po lëvizte në këmbë kur është përplasur nga mjeti që drejtohej nga Vasil Bollano.

Mësohet se I riu  po shkonte te gjyshja pasi donte të rrinte me atë gjatë natës ndërsa kur ai ka qenë duke kaluar rrugën pranë fshatit kur është goditur nga makina.

Fillimisht 17 vjeçari u shoqërua në spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të rënda, u  transportua në spitalin e Traumës në Tiranë ku dhe ndërroj jetë në orët e  para të mëngjesit të së enjtes.

Ndaj Bollanos, i cili ka mbajtur dhe postin e kreut të Omonias më përpara është firmosur arrestimi për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.