Radhë për të ikur në Angli, qytetarë të shumtë presin për aplikime në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2022, 15:16
Numri i personave të cilët duan të largohen nga Shqipëria në drejtim të Anglisë sa vjen e rritet.
Këto janë pamjet e regjistruara të premten ku shihen qytetarë kryesisht të rinj në pritje të aplikimit për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Pothuajse çdo ditë janë me qindra të rinj që detyrohen të presin në radhë për aplikime.
Vitet e fundit Shqipëria po pëson një valë të madhe të largimit të shqiptarëve e cila ka kulmuar në vitin 2022 siç tregojnë edhe institucionet dhe mediat britanike.
Arsyet e këtyre largimeve janë nga më të ndryshmet por më kryesoret janë ato ekonomike.
