Trupi i pajetë në Papër, policia i kërkon ndihmë qytetarëve për ta identifikuar, ja kapelja që kishte

Trupi i pajetë në Papër, policia i kërkon ndihmë
Kapelja që mbante viktima

Ditën e djeshme në aksin Elbasan-Peqin u gjet i pajetë në rrugë një person ende i paidnetifikuar.

Policia në një njoftim ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e viktimës, ndërsa në një foto tregohet dhe kapelja që ai ka patur.

"Policia kërkon ndihmën e qytetarëve, për identifikimin e një shtetasi që u gjet i pajetë në datën 22.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër.

Ky shtetas dyshohet se ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga drejtuesi i një automjeti, ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendngjarja.

Në momentin që është gjetur në rrugë, viktima e aksidentit, rreth 60 vjeç, me gjatësi 178 cm, ka patur të veshur një xhup të zi, atlete të bardha dhe një kapelë të zezë. Gjithashtu, në dorë ka patur të vendosur një byzylyk me material lëkure dhe me pjesë metalike, me mbishkrimin “LV”.

Për çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e këtij shtetasi, qytetarët mund të telefonojnë në numrin e telefonit 0694110219 ose të paraqiten në Komisariatin e Policisë Elbasan,"njoftoi policia.     

Ndërkohë, po vijon puna hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Trupi i pajetë në Papër, policia i kërkon ndihmë
Kapelja që mbante viktima