Gjendet një person i pajetë në rrugën e fshatit Paper, Elbasan. Dyshime se u përplas nga një makinë

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Paper.

Dyshimet janë se ai është aksidentuar dhe është lënë në rrugë, ndërsa drejtuesi është larguar.

"Më datë 22.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paper, është gjetur i pajetë, në rrugë, një shtetas ende i paidentifikuar. 

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një drejtues automjeti, ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendngjarja," njoftoi policia. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.