Bashkëthemelues i Shoqatës së Anestezi-Reanimacionit, ndahet nga jeta mjeku i njohur Ilir Ohri
Ka ndërruar jetë ditën e sotme mjeku Ilir Ohri.
Prof.Ilir Ohri, ishte një prej figurave më të shquara të Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit dhe tё mjekёsisё shqiptare, ka dhënë prej më shumë se 40 vitesh një kontribut të veçantë dhe të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shërbimit shëndetësor në vendin tonë.
Ai ishte një nga themeluesit e shërbimit modern të Anestezi-Reanimacionit dhe drejtues i tij prej 30 vitesh.
Ohri ka lënë gjurmën e tij në ngritjen, funksionimin dhe perfeksionimin e të gjitha njësive të reanimacionit në Tiranë e në mbarë vendin.
Ai bën pjesë në bërthamën e shkëlqyer të mjekëve, që themeluan Shkollën e Anestezi-Reanimacionit që në gjysmën e parë të viteve ’80.
Lidhur me lajmin e hidhur për vdekjen e mjekut Ohri kanë reaguar dhe miq e koleg.
Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve te Shqipërisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe shokëve të tij.
Deputeti Tritan Shehu thotë se është një humbje vërtet e dhimbshme.
