Tiranë/ Tentuan të vidhnin në një magazinë, dy të rinjtë kapen në flagrancë, ju vihen prangat

Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën në flagrancë në tentativë për të vjedhur në një magazinë në bulevardin e Kasharit. 

“Në rrugën "Pavarësia", gjatë natës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në tentativë për të vjedhur në një magazinë, shtetasit M. J., 34 vjeç dhe J. J., 20 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë”, njofton policia.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta dy shtetas kanë kryer disa vjedhje të tjera. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të tyre.    

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet që dyshohet se përdorej nga dy vëllezërit, për të kryer vjedhjet, si dhe materiale të ndryshme, të dyshuara të vjedhura më parë.   

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.