Projektligji për dekoratat, Rama: Shkul komunizmin nga fusha e urdhrave dhe medaljeve të shtetit
Në seancën e sotme në është diskutuar projektligji për dekoratat.
Sipas kryeministrit Edi Rama projektligji i për dekoratat “shkul komunizmin nga fusha e urdhrave dhe medaljeve të shtetit dhe kjo është e bazuar në fakte e prova”.
Edi Rama: Dhe projektligji i dekoratave është një projekt që dekomunistizuesit e këtij parlamenti duhej ta kishin përqafuar me zellin më të madh se është një ndarje me komunistët por jo vetëm që nuk e përqafojnë por e kundërshtojnëme të. Ky projektligj shkul komunizmin nga fusha e urdhrave dhe medaljeve të shtetit dhe kjo është e bazuar në fakte e prova.
Ai jep disa raste të titujve që sipas tij nuk duhet të jepen.
Edi Rama: Sot jemi i vetmi vend në Europë që kemi dhe një dekoratë të flamurit kombëtar dhe një titull “Kalorësi i Urdhrit të Flamurit” se si mund ta marrë këtë titull dikush është e patreguar. Kemi dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” . Ka një Urdhër të motrave të nënë Terezëa, i kemi grabitur Nënë Terezës urdhrin “Urdhri i Nënën Terezës” dhe po të shikoni kush e kanë marrë janë njerëz që motra nuk janë vëllezër nuk janë. Dhe pastaj u bë dhe një karikaturë tjetër që u hoq urdhri në 2013 dhe u bë medalja.
Sipas Ramës vetëm në një moment shteti shqiptar ka qenë serioz e i integruar në bashkësinë e shteteve.
Edi Rama: Ne mendojmë se vetëm në një moment shteti shqiptar ka qenë serioz e i integruar në bashkësinë e shteteve, kur mbreti Zog mori modelin e nevojshëm nga jashtë e nderoi një sistem i cili është një sistem i integruar në sistemin e urdhrat e medaljeve ai që bazohet të Franca dhe a i që bazohet të Britania e Madhe. Në monarki nuk kishim tituj fisnikërie në Republik kemi tituj fisnikërie por nuk kemi fisnik. 110 vjet sot është njësoj si non grata që vjen vërdallë, dhe është të qeshësh e të qash në fushën e medaljeve. Ka debate për fjalën Komandar. Fjala Komandar është një fjalë që lakohet në të gjitha gjuhët është dhe fjala që ngriti mbreti Zog. Komandanti nuk mund të rrijë nën oficerin. Ky quhet humor kaps nga ana jonë dhe për këtë duhet përdorur vaj ulliri.
