Ibrahimaj ndan lekët, “gllabërojnë” rindërtimi, borxhet, tuneli i Llogarasë dhe Unaza e Madhe
Rindërtimi, tuneli i Llogarasë, Unaza e Madhe dhe shlyerja e detyrimeve të prapambetura nga bashkitë do të jenë në qendër të vëmendjes së qeverisë për ditët e mbetura të vitit. Për këtë është miratuar rishpërndarja e 5 miliardë lekëve që sipas Delina Ibrahimaj janë të ardhura mbi parashikimin.
Ministria e financave përmes një deklarate të posaçme deklaron rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit që sipas saj kanë ardhur jo vetëm nga rritja e çmimeve.
Madje Delina Ibrahimaj ka theksuar se në këtë 11 mujor u shënua dhe rënie e punësimit.
“Me një rritje neto prej 5 miliardë lekë si dhe ruajtjen e deficit buxhetit dhe borxhit publik.”
Edhe pse jemi në fund të vitit qeveria ka vendosur të rishpërndajë fondet, duke u përqendruar te rindërtimi dhe dy projektet në infrastrukturë tuneli i Llogarasë dhe Unaza e Madhe.
“Rritjet më domethënëse janë për rindërtimin, projektet strategjike si Unaza e Madhe dhe tuneli i Llogarasë, si dhe borxhet.”
Një tjetër ndihmë do tu jepet bashkive për të shlyer detyrimet e prapambetura.
“Shtesën me 1 miliardë lekë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura nga njësitë e qeverisjes vendore.”
Fonde shtesë do të ketë dhe për projektin në mbështetje të fermerëve apo dhe federatën e futbollit.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
