Minimumi jetik? Ministrja Ekonomi: Do ta shikojmë, Bordi hoqi mundësinë e abuzimit të karburanteve

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është dorëzuar peticioni me 21 mijë firma të qytetarëve për të vendosur me ligj minimumin jetik.

Milva Ekonomi, ministre e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, e ftuar në Rtv Ora tha se mazhoranca do ta shikojë këtë çështje.

"Do ta shikojmë këtë gjë".

Ajo pranoi se Shqipëria vijon të ketë çmimin më të lartë të naftës në rajon për shkak të taksave brenda saj por nënvizoi se Bordi hoqi mundësinë e abuzimit të karburanteve.

"Çmimi është më i lartë në Shqipëri sepse ka dhe pjesë të tjera që futen. Bordi eleminon abuzimet që ndodhin brenda territorit të Shqipërisë".

Sa io takon rritjes së çmimeve, ajo tha se Inflacioni në Shqipëri ka filluar për karshi vendeve të tjera.

"Treguesit ashtu siç parashikoi BSH, janë duke u përmirësuar".

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.