“Të përjashtuarit” e Gjirokastrës” Banorët e Viroit ankohen: Kujtohen vetëm kur vjen fushata

Banorët e zonës së Viroit në Gjirokastër ndjehen të përjashtuar nga diskriminuar nga bashkia e drejtuar nga Flamur Golemi. Mungesa e infrastrukturës për pasojë të së cilës përmbyten sa herë ka shi, është shqetësimi kryesor.

Pas reshjeve të shiut, uji mbetet i pranishëm për ditë më radhë në këtë zonë të banuar të Viroit në Gjirokastër.

Banorët thonë përmbytjet e vazhdueshme me të cilat përballen janë pasojë e punëve të ashtuquajtura elektorale të studiuara për pasojat, por vetëm për votat.

Rruga që vite më parë u shtrua më çakull nuk ka kanalizime.  Asfalti dhe ndërhyrja për sistemimin e plotë ka mbetur premtim i harruar fushatash.

“E bënë pirg këtu. Hajde të marrin votat se do të na bëjnë rrugën. Ku do të vejnë ujërat e zeza. Nuk vjen njeri këtu.”

Shkëputjet e energjisë elektrike janë një tjetër hall për banorët e Viroit kryesisht gjatë dimrit.

“Sistemimi i ujërave është problem dhe kërkohet investim që nuk e përballon dot bashkia.”

Viroi, është një ndër shumë lagjet e Gjirokastrës ku bashkia sipas banorëve nuk ka ndërmarrë asnjë investim serioz për tu dhënë zgjidhje problematikave kryesisht në infrastrukturë.

“Të përjashtuarit” e Gjirokastrës” Banorët

“Të përjashtuarit” e Gjirokastrës” Banorët

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.