"Monitoroni kreditë dhe çmimet", FMN për pasuritë e paluajtshme: Duhet transparencë për tregun
FMN i ka bërë thirrje Bankës së Shqipërisë që të bëjë kujdes me kreditë për pasuritë e paluajtshme dhe tregun e pronave. Në raportin e fundit të FMN-së, thuhet se rritja e çmimeve e shoqëruar me shtrenjtimin e kredive mund të sjellë problem në sektorin bankar.
Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka bërë thirrje Bankës së Shqipërisë që të bëjë kujdes me kreditë për pasuritë e paluajtshme, duke parë rrezik nga një sërë faktorësh në vendin tonë.
Shtrenjtimi i çmimeve, rritja e interesave të kredive, rritja e kreditimit për këtë sektor nga institucionet financiare të nivelit të dytë dhe hyrja e flukseve të huaja, i shoqëruar edhe me informalitetin në sektorin e pasurive të paluajtshme përbën një rrezik konkret për këtë sektor.
Apeli vjen së bashku me thirrjen për të monitoruar tregun e pronave për të mos e kaluar në flusk.
Edhe pse Banka e Shqipërisë njofton një shtrenjtim të shpejtë të çmimeve të pasurive të paluajtshme, mungesat e konsiderueshme të të dhënave ende pengojnë monitorimin dhe identifikimin në kohë të rreziqeve të mundshme.
Bordi i FMN-së rekomandon që të adresohen mangësitë e rëndësishme dhe të garantohet një mbikëqyrje e zgjeruar e ndikimit të këtij sektori në stabilitetin financiar.
FMN gjithashtu kritikon edhe amnistinë fiskale të planifikuar nga qeveria.
Sipas tyre, projekti i qeverisë shqiptare nuk përputhet me praktikat dhe parimet më të mira të mekanizimit të Komisionit Europian për parandalimin e pastrimit të parave, për menaxhimin e implikimeve të programeve të tilla.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
