"Do doja një kartolinë nga babai" Meridian Ramcaj kujton babain e ndjerë

Meridian Ramcaj në një intervistë për emisionin “Jeto me Orën” në Ora Neës   tha se në këtë prag festash mesazhi që i mungon është ai i njerëzve të dashur, njerëzve të zemrës.

Ai tregoi se i ati është njeriu që i mungon më shumë.

“Të gjithëve besoj na mungojnë njerëzit e dashur, njerëzit e zemrës. Unë gjithë jetën kam pasur një udhërrëfyes që është im atë. Ai ka dy vite që mungon, dhe më mungon shumë. Është nga njerëzit që më ka bërë ky që jam sot. Nëse ka një njeri që frymoj unë për të sot është krenaria që im atë më ka lënë.  Ishin ato mesazhe që ai më jepte mëngjes për mëngjes kur dilte nga shtëpia. Më thoshte do të të duhen një ditë, dëgjoi merri, mbaji aty ti kesh.”

Nëse do të dërgojë një kartolinë këtë vit, kujt do t’ia dërgoje?

“Do ti dërgoja tim ati një tatuazh që unë e kam bërë “Unë jam sepse ishe ti”.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.