Bekim Ibrahimi vjen me “Jam Dardan”
“Jam Dardan” kjo është kënga më e fundit e sjellë nga këngëtari Bekim Ibrahimi.
Në emisionin “Jeto me Orën” në Ora News, Ibrahimi tregoi se si u zhvillua ky projekt.
Bekim Ibrahimi: E kisha menduar një projekt të tillë, ka qenë në plan. Klipi më ka marrë 12 orë për ta realizuar. Temat e preferuara janë këngët patriotike, këngët e dashurisë dhe këngët ritmike. Kjo këngë është më e veçantë.
Aq i angazhuar ka qenë sa Bekimi shprehet se ka dy vite që nuk ka bërë pushim.
Bekim Ibrahimi: Kemi plane për projekte të tjera. Të shohim nga janari. Viti ka qenë me shumë angazhime. Ka dy vite që nuk kam bërë pushim, vetëm angazhime. Vajza ka qenë një mbështetëse e këngës “Jam dardan” çdo ditë e këndon atë. Më ka dhënë dhe ca ide ca inspirime. Më thoshte kur të thuash se jam shqiptar, jam një komb duhet të bësh shqiponjën.
Bekim Ibrahimi tregon se prej 32 vitesh jeton në Zvicër. E ka menduar dhe rikthimin në Shqipëri por nuk e shikon në një të ardhe të afërt. Në familjen e tij flitet shqip dhe këndohen këngët shqiptare.

