Blerina Braka emocionon në studio "Në fundvit kur punoj, kujtoj familjen"
Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora ishte këngëtarja Blerina Braka.
Receptori me këngët e saj është i mbushur plot dhe një pjesë e madhe e tyre janë bërë hite.
Ajo thotë se ky vit ishte përgjithësisht një vit i bukur.
Blerina Braka: Ky vit ishte përgjithësisht një vit i bukur. Kërkoj shumë nga vetja. Një moment e lash pas dore këngën. Por muzika është me mua dhe këtë periudhë i jam përkushtuar më shumë. Kam lindur me muzikën. Që 4, 5 vjeçe këndoja. Jam e kënaqur që arrit ati bëja të gjitha familjen dhe karrierën. Jam munduar ti mbaj në balancë dhe jam e kënaqur.
Ajo tregon se ka punuar shumë madje emocionohet kur kujton se kur ishte beqare dhe teksa këndonte i shikonte të gjithë me familje ndihej keq.
“Dikur kur isha beqare kur e gjeja veten duke kënduar dhe i shihja të gjithë me familjen ndihesha shumë keq. Ndihesha si bosh. Tani them bëra atë që doja kam familjen dhe më vjen keq që në atë natë të jenë pa mua.”
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
