"Luks dhe firmato, pastroni shpirtin në këtë vit të ri" Gazetari Ronaldo Sharka godet fallcitetin

I qartë në mendim dhe i lirë në të shprehur gazetari, Ronaldo Sharka kurdoherë bën bujë me deklaratat e tij koherente.

Kësaj here në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, Sharka vuri në pah kontrastin në shoqerinë shqiptare ku njërëzit nga njëra anë vishen me Prada e Gucci dhe nga ana tjetër shfaqin  një frustrim të madh.

Si shkak të këtij frustrimi Sharka nuk shikon gjendjen ekonomike por shprehet se “më shumë rëndësi kanë ca gjërave të tjera”.

“Të mundohemi të gjithë që në këtë 2023 të pastrojmë shpirtin”, tha ai.

Megjithatë nëse “pastrimi i shpirtit” është apo jo ajo që duhet të bëjnë shqiptarët për vitin 2023 mbetet për tu diskutuar.

Ronaldo Sharka: Duhet gjetur gjeneza se pse na vjen gjithë ky frustrim se nuk mendoj se janë vetëm shkaqet ekonomike. Se të thuash janë shkaqet ekonomike, shohim një vend që vesh Prada dhe Gucci qofshin këto fake apo origjinale nga mëngjesi deri në darkë. Shohim një vend që ka një paradë makinash të shtrenjta në Bllok që ndoshta nuk e gjen në asnjë vend tjetër. Shohim një vend që mund të gjesh ndër më luksozet dhe në Europë se ndoshta dhe njërëzit i ushtojnë rëndësi ushqimit por ne i kushtojmë më shumë rëndësi kanë ca gjërave të tjera. Kështu që nuk janë vetëm faktorët ekonomik, por të mundohemi të gjithë që në këtë 2023 të pastrojmë shpirtin.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.